
Shqip 5
të kontrollit dhe të shkaktojnë aksidente për shkak të
keqfunksionimit të tyre.
● Qëndroni në një distancë të paktën 22 cm larg nga
televizori kur keni stimulues kardiak. Valët radio mund
të interferojnë në funksionimin e stimuluesit kardiak.
● Mos çmontoni ose mos e modikoni televizorin në
asnjë mënyrë.
■ Rrjeti i integruar LAN me valë
Kujdes
● Mos e përdorni rrjetin e integruar LAN me valë për
t‘u lidhur në ndonjë rrjet me valë (SSID*), në të cilin
nuk keni të drejta përdorimi. Këto rrjete mund të
shfaqen si rezultat i kërkimeve. Megjithatë, përdorimi
i tyre mund të konsiderohet si hyrje e paligjshme.
* SSID është emri për identikimin e një rrjeti të
veçantë me valë për transmetim.
● Mos e ekspozoni rrjetin e integruar LAN me valë
në temperatura të larta, në dritën e diellit ose në
lagështirë.
● Të dhënat e transmetuara dhe të marra përmes valëve
radio mund të interceptohen dhe të monitorohen.
● Rrjeti i integruar LAN me valë përdor brezin
e frekuencave 2,4 GHz dhe 5 GHz. Për të shmangur
problemet ose reagimin e ngadaltë të shkaktuar
nga interferenca e valëve radio, kur përdorni rrjetin
e integruar LAN me valë mbajeni televizorin larg nga
pajisjet e tjera, si p.sh. pajisjet e tjera LAN me valë,
furrat me mikrovalë, telefonat celularë dhe pajisjet që
përdorin sinjale në frekuencat 2,4 GHz dhe 5 GHz.
● Kur ndodhin zhurma për shkak të elektricitetit statik
etj., televizori mund të ndalojë funksionimin për
mbrojtjen e pajisjeve. Në këtë rast, keni televizorin
nëpërmjet çelësit kryesor të ndezjes/kjes dhe pastaj
ndizeni përsëri.
● Më shumë informacione për LAN me valë dhe pikën
e lidhjes mund të gjeni në faqen e internetit në vijim.
(Vetëm në gjuhën angleze)
http://panasonic.net/viera/support
■ Ajrimi
Kujdes
Lejoni një hapësirë të mjaftueshme përreth televizorit për
të parandaluar nxehtësinë e lartë, e cila mund të çojë në
prishjen e parakohshme të disa pjesëve elektronike.
Distanca minimale:
10
10
10
10
● Ajrimi nuk duhet bllokuar duke
mbuluar vrimat e ajrimit me
artikuj të tillë, si gazeta, mbulesa
tavoline dhe perde.
● Kur përdorni një bazament ose jo, gjithmonë
sigurohuni që vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme
të televizorit të mos bllokohen dhe që ka hapësirë të
mjaftueshme për të lejuar ajrimin e mjaftueshëm.
■ Zhvendosja e televizorit
Kujdes
Përpara zhvendosjes së televizorit, shkëputni të gjitha
kabllot
● Për zhvendosjen e televizorit
nevojiten të paktën dy persona.
Kapeni siç tregohet për të
shmangur lëndimin nga rrëzimi
ose rënia e televizorit.
■ Kur nuk përdoret për shumë kohë
Kujdes
Televizori harxhon përsëri energji elektrike edhe nëse
është i kur, për sa kohë spina qëndron e lidhur me një
prizë elektrike me tension.
● Hiqni spinën nga priza elektrike kur televizori nuk
përdoret për një periudhë të gjatë kohe.
■ Volumi i lartë
Kujdes
● Mos i ekspozoni veshët ndaj
volumit të lartë të kufjeve.
Mund të shkaktohet dëmtim
i pakthyeshëm i dëgjimit.
● Nëse dëgjoni në veshë një zhurmë daulleje, ulni
volumin ose ndaloni përkohësisht përdorimin
e kufjeve.
■ Bateritë e telekomandës
Kujdes
● Vendosja e gabuar mund të shkaktojë rrjedhje të
baterive, gërryerje dhe shpërthim.
● Për zëvendësim përdorni vetëm bateri të të njëjtit lloj
ose ekuivalente.
● Mos përzieni bateritë e reja me të vjetra.
● Mos përzieni llojet e ndryshme të baterive (si p.sh.
bateritë alkaline dhe ato me mangan).
● Mos përdorni bateri të rikarikueshme (Ni-Cd, etj.).
● Mos digjni ose mos i hapni bateritë.
● Mos i ekspozoni bateritë ndaj nxehtësisë së madhe, si
p.sh. dritës së diellit, zjarrit ose të ngjashme.
● Sigurohuni t‘i hidhni bateritë në mënyrën e duhur.
● Hiqni bateritë nga njësia kur nuk e përdorni për kohë
të gjatë, për të parandaluar rrjedhjen e baterive,
gërryerjen dhe shpërthimin.
Televizor LCD
Deklarata e konformitetit (DoC)
“Me anë të këtij dokumenti, Panasonic Corporation
deklaron se ky televizor është në përputhje me kërkesat
thelbësore dhe dispozitat e tjera përkatëse të Direktivës
1999/5/EC.”
Nëse dëshironi të merrni një kopje origjinale të
deklaratës së konformitetit të këtij televizori, vizitoni faqen
e internetit:
http://www.doc.panasonic.de
Kommentare zu diesen Handbüchern